Miliona lekë në arkën e shtetit duke gjobitur qytetarët për maskat

0

Tre javë nga vendimi i qeverisë, policia në të gjithë vendin ka vendosur 14.873 gjoba për mosmbajtjen e maskës, mesatarisht 650 në ditë.

Masa administrative është 30 mijë lekë të vjetra dhe për përsëritësit e shkeljes, gjoba shkon në 50 mijë.

Gjithsej, në arkën e shtetit pritet të shkojnë rreth 45 milionë lekë të reja të cilat do të vilen nëpërmjet faturës së energjisë elektrike.

Por si reagojnë qytetarët kur ndalohen nga efektivët e policisë?

Kamera e ABC kreu një vëzhgim në rrugët e kryeqytetit, kryesisht në zonat periferike, ku gjatë inspektimi ka kapur momentin kur gjobitet një i ri në Kombinat.

Ka nga ata që japin arsye të ndryshme për mosmbajtjen e maskës.

“Nuk e mbajmë dot, na mbahet fryma”, është shprehur qytetari.

Disa të tjerë, edhe pse e kanë maskën me vete, e vendosin vetëm kur shohin patrullën e policisë.

Mbetet për t’u parë nëse qeveria do të falë ose jo më vonë gjobat që po vjel aktualisht për mos vendosjen e maskës, ashtu siç u bë me drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që shkelën karantinën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu