Trump prish traditën/ Nuk ka plan për të ftuar Joe Biden

0

Sipas një burimi të njohur, CNN shkruan se nuk ka plane që Presidenti Trump të ftojë presidentin e zgjedhur Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë në ditët në vijim.

Tradicionalisht, ka një takim të Zyrës Ovale midis presidentëve që vijnë dhe ata që largohen.

Trump shpesh i është referuar takimit të tij më 10 nëntor 2016, duke u takuar me Obamën.

Trump, siç u bë e qartë në deklaratën e tij, ende po garon për zgjedhjet, kështu që ato hapa tradicionalë të një tranzicioni nuk do të ndodhin.

Më pak e qartë është nëse do të ndodhin aspektet e tjera, më të imta të tranzicionit, veçanërisht në agjenci dhe midis stafit. Një person i njohur me këtë çështje tha se nuk janë shpërndarë udhëzime të qarta nga Shtëpia e Bardhë se si të veprohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu