Milioneri “mbrohet” nga koronavirusi me një maskë prej… floriri

0

Një biznesmen indian ka gjetur një zgjidhje aspak të zakontë se si të mbrohet nga koronavirusi. Për t’i “bërë ballë” Covid-19, Shankar Kurhade përdor një maskë me flori, për të cilën pagoi 4000 dollarë.

“Njerëzit më kërkojnë “selfie”, habiten kur më shohin me një maskë ari nëpër supermarkete”, tha biznesmeni për AFP.

Ai thekson se nuk e ka blerë këtë maskë për t’i bërë reklamë vetes, por për t’u mbrojtur, pavarësisht se e pranon se nuk është i sigurt se kjo maskë mund ta mbrojë nga koronavirusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu