Ministri Blendi Çuçi flet nëse është shkarkuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu

0

A është shkarkuar Ardi Veliu?

Përgjigja vjen nga vetë ministri Blendi Çuçi në Komisionin e Sigurisë.

Teksa vijon prej më shumë se dy orësh Komisioni i Sigurisë, demokrati Luan Baçi ka pyetur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, nëse është shkarkuar kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, referuar disa lajmeve të publikuara këtë mesditë.

Në përgjigjen e tij, ministri Çuçi nuk e ka mohuar një lajm të tillë, por ka thënë se kjo gjë do të merret vesh në momentin e duhur.

Laun Baçi: Përfitoj nga rasti qarkullon në media një lajm për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, është e vërtetë apo jo se jemi shumë të interesuar
Bledi Çuçi: Do e merrni vesh në momentin e duhur, kur t’i mbarojë apo jo kandili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu