Ministri që “ndaloi”muzikën rezulton pozitivë ndaj covid-19

0

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook ku njofton se ka nisur trajtimin dhe është izoluar duke zbatuar të gjitha protokollet e ekspertëve për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID-19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi.

Rreth një javë më parë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitive pas testimit për COVID-19.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu