Ministri Xhelal Zveçla në konferencë të jashtëzakonshme: Askush nuk mund të jetë mburojë e krimit

0

“Jemi thelbësisht të përkushtuar për shtet funksional. Vërtetë Kosova sfidohet nga krimi i organizuar, kontrabandimi, por nga ana tjetër institucionet tona janë të angazhuara për një terrior të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

Aksioni i sotëm është në vrazhdën e angazhimit tonë kundër krimit të organizuar në tërë territorin e Kosovës pa dallim.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk toleron nga askush që në asnjë moment të cënojë rendin dhe sigurinë punlike.

Të gjithë perosnat pavarësisht etnisë do të përballen me ligjin nëse janë pjesë e bandave kriminale.

Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe askush nuk mund të jetë mburojë e krimit.

Ju gazetarët ishin dëshmitarë sot për dhunën atje”, tha Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here