Ministrja e Arsimit Evis Kushi takim në shkollën “Luigj Gurakuqi” Elbasan për drogën, duhanin dhe alkoolin

0

Nga Geraldina Feçi

Pasditen e sotme rreth orës 17.30 në shkollën “Luigj Gurakuqi” është realizuar një seancë sensibilizuese për duhanin, alkoolin dhe drogën .
Prezent kanë qenë Ministrja e Arsimit Evis Kushi, prefekti i Elbasanit, Klevis Xhoxhi, drejtoresha e ZVA Anila Çota dhe nuk kanë munguar punonjësit psiko-social dhe ata të policisë.

Secili nga aktorët pjesëmarrës iu drejtua komunitetit të prindërve e nxënësve për ti sensibilizuar në lidhje me problematikat që sjell përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogës.

Nuk munguan diskutimet edhe për gjendjen e Covid-19 . Ministrja u shpreh se duhet të kemi kujdes dhe duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të arritur të dalim të fituar nga kjo situatë.

Për sa i përket temës për të cilën u bë kjo mbledhje, Ministrja tha se punonjësit socialë janë shtuar dhe do vazhdojnë të shtohen nëpër shkolla për të mbajtur nën kontroll fenomene të tilla si përdorimi i drogës apo duhanit. Po ashtu janë shtuar oficerët e sigurisë të cilët mbajnë nën mbikëqyrje thuajse çdo ditë mjediset pranë shkollës.

Projekti pilot i oficerëve të policisë nëpër shkolla është pritur shumë mirë dhe ka ndikuar pozitivisht në psikologjinë e adoleshenteve. Nuk kanë munguar esetë dhe fjalimet e nxënësve të shkollës për sensibilizimin e të rinjve për t’i qëndruar larg fenomeneve negative dhe shpeshherë dhe vdekjeprurëse si droga, alkooli dhe duhani.

Ne sallë ishin respektuar me rigorozitet masat kundër Covid-19 duke përfshirë distancën sociale dhe vendosjen e maskave. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu