Ministrja e Shëndetësisë jep njoftimin e ri ndaj masave të marra/Universitetet do të vijojnë mësimin online pa afat

0

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka zbuluar se do të mbeten në fuqi masat për parandalimin e koronavirusit ndërsa mësimi i studentëve në Universitete do të vijojë online.

Në një mbledhje me ministren e Arsimit Evis Kushi, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve sqaroi se ky vendim u mor pasi konviktet konsiderohen si vatër e rrezikshme për shpërndarjen e sëmundjes duke thënë se ka ndodhur edhe në shumë vende të botës si në Britani, Itali, Gjermani, Austri, Zvicër, Kanada.

Mira Rakacolli:  Situata në Shqipëri nga data 6-19 Janar është paraqitur me rritje të incidencës dyjavore, gjë që në dhjetor nuk e kishim. Praktikisht ka shkuar në 291 raste për 100 mijë banorë, ndërsa më parë ka qenë 227.

Rritja e incidencës është parë në moshat 15-24 vjeç dhe 25-34 vjeç. Pavarësisht se nuk kemi rritje të ndjeshme të numrit të vdekjeve si në vende të tjera, këto tregues flasin për një shtim të vëmendjes dhe diskutim për marrjen e masave. Prandaj në mbledhjet që kemi zhvilluar, kemi vendosur që krahas masave për të vazhduar orën policore, ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe menduam që edhe mësimi në Universitet të vijojë online. Po ashtu konviktet e shtojnë rrezikun e infeksioneve dhe mund të kthehen në vatra të shpërndarjes së sëmundjes.

Dihet se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe shumica e studentëve janë të përqendruar në Tiranë dhe prania e studentëve bën që të shpërndahet. Nuk ishte vendim i lehtë për tu marrë, po në mënyrë anonime, vendosëm të vazhdojmë dhe më pak për të ruajtur shëndetin e studentëve, të afërmve të tyre dhe shëndetit publik. Është një vendim që është marrë dhe në shumë vende të botës, në Britani, Itali, Gjermani, Austri, Zvicër, Kanada.

Silva Bino: Me shfaqjen e varianteve të reja në Britani apo vende të tjeras, është vënë re që mosha 15-24 vjeç jo vetëm preken, por shërbejnë si transmetues të këtij virusi në moshat e tjera. Prandaj është një vendim jo dëshirueshëm, por mbi këto fakte, është një vendim që duhet marrë. Për një kohë të caktuar, shpresojmë që vaksinimi i popullatës do të na sjellje buzëqeshje dhe të të rinjve dhe në këtë gjë dhe është diçka e cila duhet të monitorohet.

Najada Çomo: Shifrat e personave të sëmurë në këtë periudhë 11 mujore janë bërë evidente çdo ditë, janë rreth 4000 persona që janë shtruar në Covid 1,2,3 dhe 4 që në fillim. Brezi i të rinjve infektohen në auditore për shkak të frekuentimit të mësimit në kushte normale. Detyrimi jonë është jo vetëm që ti shërbejmë të sëmurëve, por edhe të japim mesazhe. Më mirë të kesh auditore bosh sot dhe spitalet bosh sot, ndërsa të jenë auditoret plot dhe spitalet e tejmbushura nesër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu