Ministrja Manastirliu viziton Covid 4: Gati për të pritur 103 pacientë

0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme se 95% e të shtruarve në spital për Covid-19 janë të pavaksinuar.

Këtë deklaratë Manastirliu e bëri teksa vizitonte spitalin COVID-4 në aksin Tiranë-Durrës, i cili ka një kapacitet prej 103 shtretërish dhe është gati të presë pacintë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka inspektuar këtë të premte, përgatitjet e fundit të bërë në këtë strukturë spitalore.

“Po bëhen përgatitjet e fundit për ta pasur në dispozicion spitalin COVID 4 krahas dy spitaleve të tjera aktuale. Kemi më shumë se 270 shtretër në COVID 2 dhe COVID 3 ndërsa këtu janë mbi 103 shtretër dhe ka të gjitha pajisjet. Kjo është salla e terapisë intensive për pacientët që kanë nevojë për trajtim më të specializuar ndërkohë në katet e tjera janë shtretërit që janë të pajisur tashmë me oksigjen. Kjo është sfidë për QSUT-në pasi të menaxhosh jashtë territorit është e vështirë.

Futja në forcë e 150 punonjësve të rinj, lehtëson punën për t’u bërë më me efikasitet. Kapacitetet tona deri më sot i përballojnë pacientët aktualë, ndërkohë janë 95% e të shtruarve janë të pavaksinuar. Rastet në spitale që janë të vaksinuar me të dyja dozat, virusi nuk është agresiv. Duhet që të vijojmë në këto ritme të organizimit edhe përsa i përket mjekëve tanë. Qytetarët janë shumë herë më të relaksuar për shkak të vaksinës. Ne si shëndetësi jemi të përgatitur për çdo skenar”, tha Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu