Ministrja Margariti ka gati dosjen për “Marubin”

0

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka njoftuar se është gati dosja, që Muzeu Kombëtar i Fotografisë ~MARUBI~ të jetë pjesë e trashëgimisë së UNESCO.

Këtë deklaratë Margariti e bëri nga Shkodra gjatë një vizite në Muzeun Kombëtar të Fotografisë MARUBI. Studiuesit dhe ekspertet prej dy vitesh kanë punuar me kujdes mbi këtë projekt. Kjo është një punë kolosale që ka marrë 2 vite dhe kalon disa faza rishikimesh, por kemi përmbyllur të gjithë praktiken e hartimit, dhe besoj se kemi bërë një punë të mirë”, deklaroi ministrja.

Ndërsa Lucian Bedeni drejtus i MARUBI mbetet shpresëplotë për përgjigjen pozitive nga UNESCO.

Xhubleta shqiptare është një tjetër dosje që ashtu sikurse edhe pasuria e Marubit do të vlerësohet nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu