Nga: Nikolin Duri dhe Samata Haka
Miri Laze, trajneri i sportit të Judos në Elbasan, ka dhënë një intervistë ekskluzive ditën e sotme për Info.Elbasanin.
Gjatë intervistës së tij Laze është shprehur se Judo është sport luftarak dhe fillimet e tij nuk kanë qenë të lehta në Shqipëri pasi mungonte organizimi, por përsëri këtë spot e pret një të ardhme më të mirë në qytet.
“Ka shumë interes, por është sport i vështirë ndaj dhe duhet nisur në moshë të vogël, 10 deri 11 vjeç,”- i është përgjigjur trajneri pyetjes se a kanë interes elbasanasit për ushtrimin e këtij sporti.
Pyetjes rreth sukseseve të skuadrave në Judo Laze i është përgjigjur se gjithnjë sportistët kanë patur sukses ndërkombëtar, madje këtë vit kanë marrë pjesë në dy organizime në Europë, nga ku janë kthyer në qutet me 3 medalje bronzi.
“Ndryshe nga vitet e mëparshme, tani sportistëve nuk u mungon mbështetja nga Federata e Judos,as paisjet materialet të nevojshme, organizimi nuk mungojnë.”
Tarjneri ka theksuar se nuk kanë munguar as operimet me fëmijët, ku në kuadër të projekteve komunitare të financuara nga Federata Ndërkombëtare e Judos, kanë dhënë mësime falas në shkollat “Abdyl Paralloi” dhe “Naim Frashëri”, duke mbështetur kështu talentet e reja.