Leonard Palushi i cili më herët ka mbajtur detyrën e shefit të krimeve në komisariatin e Lezhës, është një prej presonave të arrestuar sot në operacionin e SPAK.
Bëhet me dije për mediat se mbi të rëndojnë akuza e shpërdorimit të detyrës.
Në kuadër të këtij operacioni gazetarja Anila Hoxha, zbardh për Top Channel implikimin e zyrtarit të policisë nga një informator i besuar i tij, emrin e të cilit ai nuk e ka treguar edhe pse është pyetur. Informatori, emrin e të cilit Palushi nuk pranon ta thotë, sipas TCH i ka thënë atij se në servisin e familjes Manhasa ndodhet arma me të cilin u ekzekutua Emiljano Ramazani, ngjarje kjo e ndodhur në korrik 2020.
Sakaq, në dëshminë e tij, Nuredin Dumani e implikon ish shefin e krimeve, se informatori për të cilin flet Palushi është një person që kishte interes të përplaste dy familjet Manhasa dhe Ramazani.
Nga burimet e SPAK që thuhet se organizoi operacionin në servisin e Albert dhe Seit Manhasa, babë e bir, bazuar pikërisht në informacionet e informatorit të tij ‘anonim’.
Si ndodhi vrasja e Emiljano Ramazanit?
Emiljano Ramazani, babai i katër fëmijëve u ekzekutua në korrik të 2020 me pesë plumba në makinën e tij. Viktima mësohet se po hynte në mes të dy pallateve për të parkuar mjetin e tij, ndërsa një nga autorët ka parkuar mjetin buzë rrugës dhe tjetri ka zbritur dhe me hap të shpejtë ka arritur ta qëllojë me pesë plumba viktimën në momentin që ky i fundit ishte duke parkuar. Më pas, autorët janë larguar duke djegur makinën në një zonë të pyllëzuar, në Papër. Policia gjeti në mjetin e djegur edhe dy armë të tipit kallashnikov.