Misteri i arkivolit i hedhur në përroin e Manazeres në Elbasan

0

Gjendet i hedhur në përroin e Manazeres në Elbasan një arkivol. Rasti u raportua nga banorë të rastësishëm sipas të cilëve, një arkivol (me shumë gjasa bosh), është hedhur në përroin e Manazeres në afërsi të një ure që të dërgon në fshatin Godolesh.

Sipas banorëve, arkivoli është i hapur, dhe duket se dikush e ka flakur në përrua. Por mbeten mister shkaqet se përse autorët e hodhën atë në përrua dhe se kujt i përkiste ai.

Tani në periudhë pandemie dyshimet janë të shumta, dhe një arkivol i hedhur në përrua mund të përbëjë rrezik të madh. Për më tepër ai ndodhet në fillim të përroit i cili përshkon disa lagje të qytetit deri sa derdhet në lumë.

Por mbi të gjitha organet kompetente duhet të zbulojnë se kujt i përkiste ky arkivol dhe cilët e hodhën atë atje. Ende nuk ka një njoftim zyrtar rreth këtij rasti ndërsa arkivoli po u kall datën banorëve që kalojnë në ato anë. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu