‘Mjaft me deklarat raciste, hapni dyert për punonjës’! Biznesmeni britanik kërkon veterinerë dhe kasapë në Shqipëri

0

Kompanitë në Britaninë e Madhe prej vitesh, e veçanërisht pas Brexit kanë ngritur alarmin për mungesë të fuqisë punëtore sidomos në sektorë që vendasit nuk i preferojnë. Jason Aldiss, është një sipërmarrës britanik që ka ardhur në Tiranë për një arsye të veçantë dhe në një rrëfim për A2CNN, thotë se po kërkon veterinerë dhe kasapë për në Angli.

Sipërmarrësi britanik kërkon nga qeveria e vendit të tij lehtësi në procedurat ligjore për të marrë punonjës nga Shqipëria dhe shton se nuk duhet në mënyrë absolute që të mos ketë më deklarata racizmi, por një hapje për punonjës. Dhe ky proces hapjeje, për Aldiss, duhet të nisë me eliminimin e burokracive në procedurat ligjore.

“Që kur Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Europian, pra Brexit, ne po vuajmë shumë për burime njerëzore. Janë mijëra vende boshe pune në sektorin agro-ushqimor dhe qindra të tjera në atë veterinar dhe përpunimin e mishit. Duke përfituar nga fakti që kam qenë edhe më herët në Shqipëri, po përpiqem që me atë të njohjeve të gjej sa më shumë veterinerë dhe kasapë. Për aq kohë që unë jam i bindur se Mbretëria e Bashkuar po vuan dëshpërimisht për punonjës, njerëz që ne na nevojitet gjithandej e veçanërisht në sektorin agro-ushqimor, mendoj se në vend të deklaratave gati raciste të kemi hapje të portave për të mirëpritur shqiptarët që duan të punojnë. Besoj absolutisht që ju keni burimet njerëzore të kualifikuara që ne na nevojiten në Mbretërinë e Bashkuar. Burokracitë nuk mund të mungojnë, veçanërisht në drejtim të procedurave ligjore për rekrutimin e punonjësve të huaj. Po mund ta them i bindur që Home Office në mbretërinë e Bashkuar në vend të lehtësive ofron pengesa,”- tregon ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu