Mjekja Vali Lila në intubim, kërkohet plazmë me antikorpe

0

Sot një lajm i trishtë erdhi nga një spital i Stambollit, ku mjeku i nderuar Gerond Husi ishte shtruar pas infektimit me Covid, dhe nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë një tjetër mjeke është në kushte të vështira për jetën ndaj kërkohet ndihmë për ta mbajtur gjallë. Në rrjete sociale po bëhen thirrje për të, pasi i nevojitet plazmë gjaku me antikorpe, ndërsa grupi i gjakut duhet të jetë zero pozitiv (0+).

Kushdo që dëshiron të suportojë familjen në këtë luftë të tmerrshme duke dhuruar gjak për plazmoforezën të kontaktojë me personin që quhet Xheni Lile ose në numrin e telefonit 0689083694.

Njoftimin për këtë rast e bëri dhe mikja e saj Nevi Kelmendi e cila kërkon që të kontribuojë çdokush që ka mundësi.

. Per momentin fatkeqesisht skam asnje lajm per te dhene per Gerin por kam informacion qe mjekes Dr. Vali Lila (mike e dashur e jona) e cila po ben te njejten lufte ka nevoje per dhurues plazme nga persona qe jane me antikorpe covid19. Gupi i gjakut 0+ Nr. Kontakti: 0689083694 Kushdo qe deshiron te suportoje familjen ne kete lufte te tmerrshme duke dhuruar gjak per plazmoforezen te kontaktoje me Xheni Lile Ju falenderoje pa mase”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu