Rikthehet Covid 19 në Elbasan, rezulton pozitive një grua

0

Në 24 orët e fundit janë bërë 10 tamponë në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv. Burime bëjnë me dije se e infektuar është një 73-vjeçare, banuese në lagjen Aqif Pasha.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u arrit numri më i lartë i rasteve pozitive në 24 orë, që prej fillimit të pandemisë, plot 42 të tilla.

Ministria e Shëndetësisë raportoi dje se rastet e reja në Krujë kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, duke shmangur rregullat e vendosura për distancimin social.

Mes personave që rezultuan pozitiv ishin dhe 5 personel mjekësor. Numri i personave të shtruar në Infektiv është rritur me 9 pacientë. 8 prej personave të shtruar ndodhen në terapi intesive, dhe një i intubuar. Burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se personi i intubuar është një 48-vjeçar, pa sëmundje të tjera shoqëruese.

Rastet e reja dje u zbuluan 21 në Tirane, 9 në Shkoder, 4 në Durrës, 3 në Kruje, 2 në Lushnje, 1 në Pukë, 1 në Berat dhe 1 në Urën Vajgurore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu