Mjeku i befasuar shprehet: ‘Mundësia është zero’/ 70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

0

E pabueshme por e vërtetë. Një 70-vjeçare i ka habitur të gjithë duke u bërë nënë për herë të parë.

Jivunben Rabari dhe bashkëshorti i saj Maldhari, 75 vjeç, treguan me krenari djalin e tyre, të cilin e lindën me metodën IVF.

Kjo e bën atë një nga nënat më të vjetra në botë. Por jë grua tjetër indiane, Erramatti Mangayamma besohet të jetë më e vjetra pasi kishte dy vajza binjake në shtator 2019 në moshën 74 vjeç.

Iu desh të prisnin 45 vite për të gëzuar fëmijën e parë dhe mjeku i çiftit Naresh Bhanushali tha se ishte ‘një nga rastet më të rralla që kam parë ndonjëherë’.

Shanset që një grua në të 70 -tat të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale janë praktikisht zero.

Kjo ndodh sepse shumica e grave kalojnë menopauzën midis të 40 -ve dhe fillimit të 50 -tave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu