Mjeku më i vjetër në botë Howard Tucker është 101 vjeç. Ai ushtron mjekësi që nga viti 1947, teksa ka lindur në vitin 1922. I pyetur se si ka arritur të jetojë kaq gjatë dhe i shëndetshëm, mjeku tregon se këtu luan një rol të rëndësishëm gjeni, fati, por dhe 4 këshilla që i ka ndarë publikisht dhe me ne të tjerët. Mjeku nuk kalon ditë pasiviteti pasi ai punon për më shumë se 45 vjet dhe, sipas librit Guinness, ai është mjeku më i vjetër që punon në botë.
Mjeku thotë se ditët e pushimit i kalon me 4 fëmijët dhe 10 nipërit e tij. Kështu që ai vazhdimisht bën gjëra për të qëndruar vigjilent. Gjithashtu mjeku nuk e mbyll ditën para se të plotësojë 5 kilometra. Ai nuk pi duhan. Më konkretisht nuk ka pirë kurrë duhan në jetën e tij dhe inkurajon pacientët e tij, si dhe secilin prej nesh, të ndjekin shembullin e tij. E fundit është se ai nuk është në dietë dhe shumicën e ditëve ai ha shëndetshëm, përgjithësisht perime.