Mjeku zbulon virozën e stinës, “Nuk ka të bëjë me Covidin”

0

 

Në një intervistë , mjeku infeksionist në QSUT, Gent Stroni bëri apel që njerëzit të ndërgjegjësohen që virozat e stinës të mos ngatërrohen me Covid-19.

“Është një virozë tjetër, që unë do inkurajoja edhe kolegët e mi në ISHP. Shikohet një virozë që ndoshta mund të jetë ajo e famshmja stinore që njerëzit tashmë janë me hundë të bllokuara, me një rrjedhje hundësh, por që nuk kanë të bëjnë me koronavirusin,” deklaroi infeksionisiti.

“Në të njëjtën kohë ne shohim edhe situatën e personave që kanë një virozë të traktit gastrointestinal, por jo domosdoshmërish është Covid. Pra, jo të gjitha rastet na çojnë në këtë drejtim”, sqaroi ai.

Situata e COVID 19, aktualisht në vendin tonë sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë situata është drejt normalizimit ku janë kryer 2862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 234 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu