Mjeti i djegur me nje person brenda në Elbasan, policia jep versionin zyrtar

0

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mbrëmjen e kësaj të premteje, brenda një makinë të djegur në zonën e ‘Krrabës’.

Sipas policisë, makina tip “VolksWagen” është konstatuar nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar edhe policinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 te ‘Kryqi i Fikasit’, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që kanë nisur hetimet e policisë.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu