Një grua e moshuar ka humbur jetën sot në mesditë, pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Qukës–Prrenjas.
Ngjarja tragjike është regjistruar rreth orës 12:10, ku një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi P. K., 62 vjeç, ka përplasur këmbësoren F. M., rreth 70 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për marrjen në pyetje dhe veprime të mëtejshme ligjore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.