Është gjendur i vdekur drejtuesi i mjetit që ra në humnerë në aksin Shushicë-Fushë Buall.
Ai është shtetasi Nazmi Boja 56 vjeç.
Për gjetjen e mjetit u angazhuan ekipet e zjarrfikësve të Elbasanit, emergjencat civile dhe të alpinizmit të kërkim shpëtimit malor.
Terreni malor e ka bërë të vështirë vështirë punën e grupeve të kërkimit.
Për këtë arsye, eshte kerkuar ndihma e Emergjencave Civile në Tiranë të cilat kanë dërguar një helikopter të ndihmës së shpejtë.
Më në fund mjeti është lokalizuar, por fatkeqësisht drejtuesi kishte dnërruar jetë.
Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.