Babi i Krist Aliajt konkurrentit të BBVIP, Roberti ka reaguar pas situatës së sikletshme që kaloi ai me modelen, Kejvina Kthella e cila i kërkoi të flinin bashkë në të njëjtin krevat.
Roberti tha se djalit të tij, Kristit i është bërë presion psikologjik nga vajzat, të cilat e kanë ngacmuar dhe se nuk ka bërë asgjë të gabuar.
Sakaq nuk ka dashur të komentojë më tepër situatën, duke thënë se publiku mund ta interpretojë si një formë mbrojtje nga ana prindërore.
“Është e qartë, e kam të vështirë të prononcohem për Kristin sepse duket sikur po e mbroj, edhe pse nuk kam për çfarë e mbroj sepse nuk ka bërë gjë. Kristi më mbron mua, sepse unë e kam edukuar vetë. E kam bërë të jetë i aftë. Unë marr shumë përgjigje nga Kristi. Unë ndihmohem nga djali im. Të flas siç e analizoj unë situatën, jo si prind. Kristi është vënë në situatë të vështirë. Kur një vajzë i kërkon publikisht me imponim që unë do fle më ty. Në kokën e një djali është presion psikologjik. Unë vura re përballjen brilante që bëri Kristi atje”, tha ai tek Shqipëria Live