Ka zgjatur për rreth 4 orë seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekaj dhe personazheve të tjerë të përfshirë në ngjarjen e 21 prillit ku mbeti viktimë mjeku Pjerin Xhuvani.
Në seancën e sotme, e para për këtë vit avokati i Paplekajt përsëriti kërkesën për pavlefshmërinë e aktit të ekspertimit. Në alternativë të moskryerjes së aktit të riekspertimit ai kërkoi të thirren ekspertë të tjerë të fushës, jo ata që e kanë kryer aktin hetimor më herët për ta gjykuar ata çështjen .
Nga ana e saj gjykata pranoi të gjitha provat e prokurorisë, ndërkohë përfshirë edhe aktin e ekspertimit që defacto nënkupton rrëzimim e kërkesës së avokatit mbrojtës të Arbër Paplekajt!
Sakaq, seanca e radhës u vendos për të mërkurën më 11 janar, duke bërë që edhe seanca e sotme pavarësisht kohës së saj të mos dilte në një vendim konkret.
Kujtojmë se janë zhvilluar disa seanca vitin e shkuar mbi çështjen Paplekaj.
Më 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një punonjëse policie.