Modelja më e vjetër në industri, kjo është mamaja e miliarderit të njohur

0

Maye Musk, mamaja e një prej njerëzve më të pasur në botë, Elon Musk është një nga modelet më të vjetra. Hapat e saj të parë të modelimit ajo i bëri gjatë qëndrimit të saj në Johanesburg dhe në 1969, madje mori pjesë në konkursin për Miss Afrika e Jugut.

Në vitet 80-të të shekullit të kaluar, ajo jetoi në Kanada, Amerikë, ku, përveç karrierës së saj prej modele ajo gjithashtu mori një diplomë master në dietologji dhe u bë dietologe.

Nëna e njërit prej njerëzve më të pasur në botë rikujtoi në Instagram se si dukej kur ajo ishte vetëm 18-vjeçe.

Si adoleshente në botën e modës, as në ëndrrat e mia të çmendura nuk mendoja se në të 70-at e mia do të pozoja për kopertinat e revistave të njohura, kështu që kalova orë e orë të tëra duke studiuar për të fituar një titull profesional.

Kjo përshkruhet në kapitullin e librit tim të quajtur “Sa më shumë të punosh, aq më shumë lumturia të ndjek”, i cili është botuar në më shumë se 70 vende, të cilat gjithashtu nuk i kam ëndërruar kurrë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e figurës.

Rikujtojmë, se Elon Musk, pronari i kompanisë prodhuese të automjeteve elektrike të nivelit të lartë, “Tesla”, u shpall personi më i pasur në botë, falë rritjes së aksioneve të Tesla-s në Bursë. Kjo sipas agjencisë “Bloomberg”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu