Zyrtarisht shtyhet censi në Maqedoninë e Veriut,opozita shqiptare kundërshton

0

Censi në Maqedoni të Veriut është shtyrë zyrtarisht për në muajin shtator. Kuvendi i këtij shteti miratoi propozim-ndryshimet e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë në një seancë mjaft të tensionuar.

Pro shtyrjes votuan 95 deputetë, përkatësisht ligjvënës të partive të koalicionit në pushtet dhe ata të opozitës së VMRO-DPMNE.

Të vetmit që e kundërshtuan ishin 12 deputetët e opozitës shqiptare të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa. Gjatë të gjithë debatit ligjvënësit e këtyre forcave politike kanë lëshuar akuza në drejtim të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së se po tentojnë të manipulojnë procesin duke tkurrur numrin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu