Moment i çuditshëm! Qeni roje i “dorëzohet” Policisë, shtrihet në tokë së bashku me trafikantët

0

BRAZIL- Moment më epik se ky nuk keni parë nga një aksion policie. Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme qeni roje i një bande droge u shtri në tokë përkrah të zotit të tij, teksa Policia mësyri në një depo droge. Policët e narkotikëve arrestuan tre burra në një fermë, të cilët i shtrinë me fytyrë poshtë në dysheme me duart e tyre të lidhura me pranga pas shpine.

Por në një moment edhe Rottweileri vendosi të dorëzohej dhe u dorëzua po ashtu, duke u shtrirë në tokë pranë tre të dyshuarve. Sipas Policisë së Narkotikëve, droga ishte dërguar në këtë depo nga Campo Grande, shteti Mato Grosso do Sul, por lëvizjet ishin monitoruar dhe grupi u godit kur mbërriti dërgesa. Gjithsej u sekuestruan 1.1 ton marijuhanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu