U spiunua nga Meta? Filip Talo merr materialin e Sigurimit të Shtetit nga Autoriteti i Dosjeve

0

Filip Talo u largua nga Autoriteti i Dosjeve i shoqëruar nga një prej punonjësve të këtij institucioni.

Filip Talo, personi i cili është spiunuar nga një “Ilir Metaj” në kohën e komunizmit, ka marrë këtë të premte të gjitha materialet që Autoriteti i Dosjeve kishte lidhur me të nga Sigurimi i Shtetit. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Euronews“, rreth orës 18:00, ai u largua nga Autoriteti i Dosjeve i shoqëruar nga një prej punonjësve të këtij institucioni.

Filip Talo ka qenë shok fakulteti me një person me iniciale I.M., që e ka spiunuar atë teksa tentonte të arratisej para viteve ‘90. Vetë Talo ka mohuar të ketë qenë ish-presidenti Meta personi që e spiunoi. Autoriteti i Dosjeve dy ditë më parë, ka bërë të ditur se kanë zbuluar se një ish-sigurims është një politikan i nivelit të lartë të njoftuar si I.M. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Sot, PS kërkoi ndryshimin e Ligjit për Dosjet. Klotilda Bushka tha se nisma kërkon një shtrat ligjor për të bërë verifikimin e politikanëve edhe të atyre që kanë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu