Gazetarja Anila Hoxha ka ndarë detaje lidhur me dosjen e bujshme të Erion Veliajt. Ajo tha se prokurorët e çështjes kanë ndjekur procedurën dhe ndryshe nga rasti i Metës, këtë herë u veprua me profesionalizëm.
Po ashtu, ajo ka treguar se arrestimi ndodhi pas përfundimit të mbedhjes së Erion Veliajt në bashki, dhe më pas qetësisht për të ndaluar një konfrontim të zyrtarëve të bashkisë me agjentët e BKH, është shprehur: “Lëreni të bëjnë detyrën.”
“Kanë mbëritur në Bashkinë e Tiranës. Veliaj ka qenë në zyrën e bashkisë në një mbledhje. Hetuesit kanë pritur sapo ka përfunduar mbledhja dhe më pas i kanë vënë në dispozicion dosjen. Ka patur jo konfrontim nga dy zyrtarë të bashkisë të cilët kanë kërkuar të dinë.
Edhe Erion Veliaj i është përgjigjur “Lëreni të bëjnë detyrën.” Ky nuk ishte si arrestimi i Metës, por kjo ka lidhje me profesionalizmin e personave në detyrë. Veliaj ka hipur në makinën e tij, bashkë me agjentët e BKH dhe më pas është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së Tiranës, në bllokun e sigurisë,” tha Anila Hoxha.