Momenti tronditës kur një makinë me një familje brenda “rrezohet” nga ura që po ngrihej

0

Një familje në Belgjikë ka përjetuar një eksperiencë të frikshme kur tentoi të kalonte urën “Marie Thumas” në qytetin e Leuven-it. Për shkak të pjerrësisë automjeti rrëshkiti mbrapsht, ndërsa këmbësorët që ndodheshin në afërsi të urës u shfaqen të frikësuar. Brenda makinës ndodheshin një burrë, një grua dhe fëmija e tyre 1 vjeç e gjysëm.

Personat në fjalë u bllokuan në automjet, ndërsa ka qenë zjarrfikësja ajo që i ka nxjerr. Më pas ata u dërguan në spitalin Gasthuisberg në Leuven, pa lëndime serioze.

Ndërkohë, kompania Flemish Waterway, e cila ka marrë përsipër menaxhimin e urës, po kryen një hetim në bashkëpunim me autoritetet, për të përcaktuar se si ka ndodhur aksidenti. Deri në përfundimin e hetimeve, ura lëvizëse do të qëndrojë e mbyllur edhe për këmbësorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu