Këto janë momentet e rënda kur një notar i guximshëm bie nga të paktën 30 metra mbi një barkë të mbushur me njerëz, teksa të tjerë dëshmitarë shkojnë të tmerruar në plazh.
Megjithë paralajmërimet e dëshmitarëve Fahd Ibrahim Jamil Al-Lakma humbi jetën pas hedhjes nga shkëmbi të dielën më 6 qershor.
Pamjet nisin me burrin që përgatitet për hedhjen e lartë, teksa dëshmitarët përpiqen ta paralajmërojnë për barkën e turistëve që sapo del nga një tunel nën shkëmb.
Njerëzit dëgjohen më pas që lëshojnë klithma frike teksa burri nga provinca siriane Deir ez-Zor, përplaset me barkën me një I riu kishte vdekur në vend pas goditjes së barkës me kokë, gjithashtu duke plagosur drejtuesin e barkës.
Punonjës të mbrojtjes civile libaneze nxorrën trupin e të riut nga uji dhe e dërguan në spital, ku ai u shpall i vdekur.
Hedhja në det nga shkëmbinjtë Raouche është një aktivitet i preferuar mes të rinjve në kryeqytetin libanez Beirut.
Javës që shkoi një i ri u dërgua në spital në Britani pas hedhjes nga shkëmbi Durdle Door rreth 70 metra i lartë, ne jug të Britanisë.
I riu kishte zhvendosur shpatullën nga hedhja në plazhin piktoresk të Dorset.