Monika Kryemadhi flet pas takimit me ambasadoren Yuri Kim

0

Kryemadhi flet pas takimit me ambasadoren Yuri Kim:

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim organizoi sot takime me drejtuesit politikë të fushatës në Elbasan. Por ndërsa Balla dhe Bardhi nuk bënë asnjë koment, Monika Kryemadhi u shpreh se ishte një takim relaksues.

“Sigurisht që u relaksuam. Mund t’iu them që shqiptarët paguajnë më shumë taksa, shqiptarët kanë një jetë shumë më të shtrenjtë seç kishin 4 vite më parë, shqiptarët sot po ikin nga Shqipëria, shqiptarët sot ndihen më të pasigurt prandaj më 25 prill pajisuni me kartat e identitetit të shkojmë drejt fitores.”

E pyetur se çfarë u diskutua konkretisht Kryemadhi deklaroi: “Konkretisht me ambasadoren diskutuam për situatën e fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit dhe në gjithë qarkun e Elbasanit. Ajo që ne diskutuam është shumë e rëndësishme, ka rëndësi që t’i krijojmë shanse dhe mundësi të gjithëve që të votojnë, të mos ushtrohet presion institucioneve shtetërore duke filluar me ndihmën ekonomike, me konfliktin e interesit që ka Prokurori i Elbasanit sot që ka vëllain e tij në listën e Partisë Socialiste, për të vazhduar më tej me krijimin e mundësive që të ketë sa më shumë gra dhe vajza që të jenë pjesë e gjithë asaj që është e domosdoshme.

Mos harrojmë që Elbasani është qyteti më elitar, edhe më shumë se Tirana për sa i përket intelektualëve, forcës së gruas, forcës së vajzave, forcës së rinisë. Dhe tjetra ajo që është e rëndësishme, mendoj që lista fituese e LSI i jep një shans të jashtëzakonshëm të rinjve dhe të rejave, i jep një shans grave dhe vajzave për të qenë ato që do të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë.”

E pyetur se sa deputetë pritet të fitojë LSI në Elbasan ajo u shpreh “3.5 jemi që tani, po luftojmë për të katërtin.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu