”Monizmat janë katastrofat më të mëdha që kombet përjetojnë”, Berisha: 14 maji është një ditë që ndanë historinë

0

”Monizmat janë katastrofat më të mëdha që kombet përjetojnë”, Berisha: 14 maji është një ditë që ndanë historinë
Berisha: Të dashur hasjanë, përshëndetjet më të përzemërta për këtë pritje të zjarrtë, ku përcillni mesazhin e triumfit të vlerave të popullit opozitar. Të nderuar pjesëmarrës, vij sot këtu për të paraqitur kandidatin e koalicionit ‘’Bashkë Fitojmë’’, Miftar Dautin. Me bindjen e thellë se kjo paraqitje është me dinjitozja. Është kandidati i vullnetit tuaj. Me këtë akt, me Primaret ne u ndamë në mënuyrë përfundimtare nga një formë e vjetër përfaësimi. Është forma evullnetit të lirë të qytetarëve. Kandidatët e lirisë. Ne besojmë se vetëm njeriu i lirë është i aftë të ndryshojë. Ju votoni njërin prej bijve tuaj që mishëron virtutet dhe ndershmërinë tuaj, atdhetarinë shpirtin punëtor. Miftar Dauti do ta kthejë votën tuaj në projekte. Në një vizion të qartë. I gjithë ky entuziasëm, ky shpërthim i zjarrtë optimizmi, që e shihni në mbarë Shqipërinë, ka një arsye shumë më të madhe se zgjedhjet loakle. Mbështetit e opozitës e kanë të qartë se 14 maji është një ditë që ndan historinë, një ditë e një rëndësie historike. Më 14 maj zgejdhim qevritarët vendor, po në fakt jemi në një mision identik me atë të viti 92. Për t’u ndarë nga monizmi i dytë, regjimi më i keq që shqiptarët kanë njohur pas Hoxhës, në historinë e tyre. Hasjanët e kanë të frekët, kur vuajtjet, kalvarin e monizmit të parë që bazohej në kaspahnaën e luftës së klasave. Por monizmat nuk janë vetëm ideologjik, historia e njerëzimit ka faktuar se monizmat janë katastrofat më të mëdha që kombet përjetojën. Pas 32 vitesh një njeri njëlloj si ne 90 ka në dorë të gjitha pushtetet, çdo gjë në këtë vend, kontrollon çdo pushetet, Kushtetuta nuk ekziston, norma morale nuk ekziston, sillet ndaj shqiptarëve si një armik i egër i tyre, regjimi i tij është regjimi i një pushtimi të brendshëm. Monizmat kanë baza të ndryshme, kanë baza ideologjike, ekstremiste fetare, por historinaët janë të gjithë dakord se forma më e shëmtuare monizmit është ai i bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën. Ky është monizmi i Edi Ramës, po shkreton Hasin dhe Shqipërinë, po largon shqiptarët nga Shqipëria. Po pakëson këtë popuyll më shumë se çdo luftë tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu