Mori djalin në helikopterët ushtarak, gjermanët akuzojnë ministren gjermane

0

GJERMANI- Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, pëlqen që ta ketë djalin e saj në bord gjatë fluturimeve zyrtare. Së fundmi të mërkurën, pak përpara Pashkëve, 56-vjeçarja Lambrecht fluturoi me shërbimin e gatshëm të ushtrisë gjermane nga Berlini për në Ladelund (Nordfriesland) ku vizitoi Batalionin e Luftës Elektronike 911.

Sipas Bild, gjatë udhëtimit ka postuar foto nga fluturimi edhe djali i saj 21-vjeçar. Por gjëja që habiti ishte përzgjedhja e destinacionit nga ministrja. Ndërkohë po vihet në diskutim seriozishtin e punës së saj si minister Mbrojtje në kohë lufte.

Thorsten Frei, sekretari i parë Parlamentar i CDU/CSU, tha për BILD se përdorimi I ushtrisë për qëllime private nuk është e drejtë.

“Përdorimi i ushtrisë për qëllime private dhe partiako-politike është pa kuptim. Ministrja nuk duhet të ngatërrojë Lufthansa-n me mjetet fluturuese të ushtrisë”-tha ai.

Sipas Ministrisë anëtarët e kabinetit lejohen të marrin anëtarët e familjes në avionët qeveritarë dhe gjithashtu theksi se fluturimi dhe rimbursimi i kostove është bërë në përputhje të plotë me udhëzimet për përdorimin e mjeteve të gatshme të fluturimit.

Paraardhësja e saj e CDU, Ursula von der Leyen nuk i mori asnjëherë anëtarët e familjes me vete. Edhe me paraardhësen Annegret Kramp-Karrenbauer nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Lambrecht nuk është hera e pare që bën veprime të tilla pasi kur ishte ministre e Drejtësisë, ajo e mori djalin e saj në gjithsej shtatë udhëtime jashtë vendit: në Slloveni, Helsinki, Lihtenshtejn, Lisbonë, Luksemburg, Paris dhe Pragë. Shpenzimet e udhëtimit paguheshin gjithmonë privatisht.

Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes, Marie-Agnes Strack-Zimmerman, tha se nuk mund të komentojë ende, por e quajti një ngjarje të pazakontë.

“Nuk mund të gjykoj se çfarë fluturimi ishte, nëse ministrja ishte gjithsesi në këtë rrugë. Por kjo gjë nuk është korrekte, ne të gjithë e dimë këtë”– tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu