Mori para çiftin me karrocen e fëmijës te vijat e bardha, ky është shoferi 39-vjeçar (Foto+Video)

0

Ajas Sulejmeni (39-vjeç) është drejtuesi i mjetit që aksidentoi një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre 3 muajsh të cilët po kalonin vijat e bardha në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Fillimisht ai u arratis nga vendngjarja, por është arrestuar nga policia disa minuta më pas. Burimet bëjnë me dije se Sulejmanit  i ishte hequr patenta 3 javë më parë, por sërish vijonte të drejtonte makinën e tij luksoze ‘Mercedes GL’.

Burimet bëjnë me dije se prindërit me iniciale A.K dhe V.K, janë nën mjekim dhe ekzaminim intensiv në spital, kurse fëmija me iniciale I.K 3-muajsh është jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu