LAJM I FUNDIT/ Merr fund “aventura”, arrestohet 21-vjeçari që u arratis nga Gjykata e Korçës

0

Polciia ka arritur të arrestojë 21-vjeçarin Kristian Medolli, i cili u arratis mesditën e sotme nga Gjykata e Korçës, ku priste të njihej me masën e sigurisë.

Ai ishte arrestuar për vjedhje, por në momentin që efektivët nuk kanë qenë të vëmendshëm ka arritur të largohet. Arratia e tij ka zgjatur pak, pasi policia ka arritur ta gjejë dhe ta vendosë sërish në pranga, ku tashmë do të gjykohet jo vetëm për akuzën e vjedhjes, por edhe të arratisjes.

Ai u kap duke u fshehur në afërsi të azilit të Korçës, afër kishës së Shën Thanasit, i futur nëpër ferra e shkurre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu