Mori pjesë në festë duke injoruar pandeminë, rritet ‘presioni’ brenda partisë për dorëheqjen e Boris Johnson

0

Ministrat e kabinetit kanë premtuar mbështetjen e tyre për Boris Johnson, ai po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen, pasi pranoi se mori pjesë në një party me stafin e ministrat në kohën e izolimit të Britanisë Madhe duke thyer kështu rregullat.

Ndërkohë, kryeministri anuloi një vizitë në Lancashire pasi një anëtar i familjes rezultoi pozitiv me koronavirus.

Udhëheqësi skocez i Tory-t (konservatorëve), Douglas Ross dhe parlamentarë të tjerë të lartë e kanë kërkuar që të dorërhiqet.

Por ministrat e kabinetit u kanë kërkuar deputetëve të presin rezultatin e një hetimi për shkeljen e supozuar të rregullit të Covid të qeverisë.

Zoti Ross i ka shkruar Komitetit të vitit 1922, i cili mbikëqyr garat e lidershipit konservator, për të thënë se nuk ka besim te kryeministri.

Nëse 54 ose më shumë nga deputetët e partisë e bëjnë këtë, një votëbesimi ndaj zotit Johnson mund të zhvillohet – dhe nëse ai humbet, zhvillohet një garë lidershipi. Kryetari i komitetit të vitit 1922, Sir Graham Brady, nuk tregon se sa letra ka marrë edhe nëse ato të kenë arritur pragun.

Johsnon kërkoi falje dhe tha se e kuptonte tërbimin e publikut. Anëtarët e kabinetit, përfshirë zëvendëskryeministrin Dominic Raab, u mblodhën sot rreth Johnson.

Dan Poulter, i cili punon edhe si psikiatër, tha: “Jam i kënaqur që kryeministri kërkoi falje, por nuk është shumë ngushëllim për ata prej nesh që u kujdesëm për pacientët në vijën e parë të NHS dhe i pamë ata të vdisnin nga Covid”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu