Mori vaksinën ‘Johnson&Johnson’, 74-vjeçari përjeton efektin anësor (FOTO)

0

 

Një burrë 74-vjeçar nga Virxhinia pësoi skuqje të lëkurës dhe rrjepje, pasi mori dozën e vetme të vaksinës Johnson & Johnson.

Fillimisht 74 vjeçari kishte pak kruajtje në krahun e tij por pas ditësh nga vaksinimi lëkura e tij u irritua e gjitha.

Në datë 19 mars, ai kërkoi ndihmën e një dermatologu. Reagimi i Terrell u raportua në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe, pas pesë ditësh në spital, ai u shërua.

Përkundër reagimit ndaj vaksinës, Terrell nuk pendohet dhe inkurajon të gjithë të tjerët të vaksinohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu