Mori vesh ”live” lajmin për Finon, Balla përlotet dhe ndërpritet edhe emisioni (Video)

0

Vdekja e ish-kryeministrit, ministit, deputetit dhe politikanit të njohur Bashkim Fino ka sjellë një dhimbje të madhe te të gjithë kolegët e tij, pasi karriera e gjatë ka bërë që ai të kishte shumë miq.

Lajmi i hidhur ka mbërritur mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Koha për t’u zgjuar”, ku ishte ftuar sekretari i përgjithshëm i PS, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Teksa gazetari Bashkim Hoxha e ka dhënë lajmin në studio, Balla është përlotur dhe ka qenë e vështirë të japë një mesazh ngushëllimi.

“Jam tërësisht i prekur dhe nuk gjej fjalët ta shpjegoj një koleg, një ish-kryeministër, një kontribues i PS, kaq shumë vite, një ndër njerëzit më të dashur”, tha Balla, ndërkohë që dhe Kuvendi pritet që të mos e mbajë seancën e cila ishte parashikuar për sot.

 

Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu