Mos harroni çadrën! Reshje shiu në të gjithë vendin, ja çfarë ndodh me temperaturat

0

Vendi ynë në orët e para të mëngjesit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Mesdita dhe orët vijuese do të bëjnë që i gjithë territori të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje si fillim në zonat veriore.

Ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim parashikohet që harta e reshjeve të zgjerohet duke bërë që në mbrëmje dhe gjatë natës vonë i gjithë territori të jetë në mbizotërimin e reshjeve. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga Jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Por në orët e mesditës dhe në vijim pritet shtim gradula i vranësirave, ku më të dukshme do të jenë gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës vonë. Parashikohet që vranësirat të sjellin dhe reshjet e para në zonat Veriperëndimore gjatë mbrëmjes. Nata do të zgjerojë hartën e reshjeve në zonat perëndimore të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV deri në orët e pasdites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Jugore gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa mbrëmja parashikohet të sjelli vranësira të shumta në të gjithë MV, ku në zonat Veriperëndimore në orët e vona të natës vranësirat do të sjellin reshje.

Rajoni dhe Evropa

Vendet Nordike dhe Brigjet e Egjeut do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Gjithashtu edhe gadishulli Iberik do të jetë me mot të qëndrueshëm. Ndërsa pjesa tjetër e Evropës Jugore do të dominohet nga vranësirat e shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore kryesisht në Ballkanin Qendror. Gjithashtu pjesa më e madhe e Evropës qendrore dhe Lindja e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të gjenerojnë reshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu