“Mos u përplasni për vota”! Rama mbledh online kandidatët për deputetë të PS-së

0

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë mbrëmje një takim online me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.

Mësohet nga burime nga selia rozë edhe disa porosi që kryeministri Rama iu ka dhënë kandidatëve socialistë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kështu, kryeministri iu ka kërkuar kandidatëve për deputetë të mos krijojnë përplasje për vota me njëri-tjetrin dhe të mos hyjnë në zonat e njëri-tjetrit. Gjithashtu, Rama iu është drejtuar kandidatëve me porosinë që të mbledhin vota për partinë dhe të mos debatojnë për votat personale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu