Mot i keq në Vlorë, era e fortë krijon probleme! Trageti Brindisi-Vlorë nuk ankorohet në port, pezullohet puna

0

Vlora është duke u prekur nga moti i përkeqësuar, me kushte atmosferike të rënduara që kanë filluar që nga mëngjesi i kësaj të diele. Era e fortë bregdetare po vazhdon prej orësh, ndërsa më pas priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në të lartë.

Deri më tani nuk ka pasur problematika serioze, por trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka dalë në det të hapur, duke mos qëndruar i ankoruar në kalatat e portit për shkak të erës së fortë. Kjo mund të shkaktojë përplasje të tragetit me kalatat e portit dhe dëme materiale.

Lundrimi detar nuk është pezulluar për tragetet e linjës Vlorë-Brindisi, por mjetet e peshkimit dhe ato të vogla lundruese nuk kanë mundur të dalin në det për shkak të erës që arrin shpejtësinë 20-25 metra për sekondë, e cila bën të pamundur lundrimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu