Edhe pse jemi në stinën e Pranverës, qyteti i Elbasanit, sot është zgjuar me reshje të dendura shiu.
Panorama për ditën e sotme në Elbasan, solli me veten një ditë dimri ku të gjithë njerëzit dolën në rrugë me çadra ndër duar e të veshur me xhupa të trashë pas disa ditëve të ngrohta pranverore.
Sipas parashikimeve meterologjike, reshjet dhe moti i keq do të zgjasin edhe për tre ditët në vazhdim.