Tiranë – Moti i keq ka përfshirë edhe kryeqytetin.
Era e forta ka shkaktuar probleme, ndërsa nuk kanë munguar edhe rrëzimet e pemëve.
Një e tillë është rrëzuar pranë xhamisë së re.
Pema i ka rënë sipër një makine buzë rrugës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që rruga është e bllokuar.
Rënia e pemës ka shkaktuar probleme dhe në qarkullimin e makinave.
Fotoja më poshtë e siguruar nga Infoweb tregon momente e para pasi është rrëzuar pema.
Sot dhe në javën në vijim meteorologët parashikojnë mot të ftohtë me stuhi shiu.