Moti i keq “gjunjëzon” Shqipërinë! 2 viktima, mijëra hektarë toke të përmbytura e qindra banesa të rrethuara nga uji! Lumi Ishëm del nga shtrati, evakuohen me dhjetëra familje në Shkodër

0

Moti i keq duket se ka “gjunjëzuar” veriun e vendit, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar dje edhe dy viktima. Babë e bir Pjetër Rushaj dhe Jason Rusha humbën jetën pasi teksa po leviznin me makinën e tyre i mori rrjedha e ujit të Përroit në Bogë.  Vetëm vajza, e cila po ashtu ndodhej në makinë, arriti që të shpëtonte dhe u ndihmua nga banorët e zonës.

Qarku i Shkodrës është prekur më shumë nga moti i keq që ka sjell edhe përmbytje masvie në disa prej njësive administrative.

Përgjatë natës kanë vijuar operacionet e evakuim-shpëtimit në lagjet Kuq, lagjen Ajasëm dhe Bërdicë.

Janë 30 familje të evakuara dhe gjithsej 482 shtepi me prezence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave. Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha sipas një bilanci te bashkisë Shkodër.

Po ashtu është ndërprerë qarkullimi në aksin Shkodër – Tiranë tek Harku i Bërdicës për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm dhe për shkak të dëmtimit të urës së vjetër të Bahcallëkut ku mbeturinat e saj janë përplasur në urën ekzistuese.

Ndërkohë shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar disa përmbytje në disa zona në Fushë-Krujës.

Në njësinë administrative Balldren për shkak të situatës së rënduar ka sipërfaqe të mëdha të mbuluara me ujë, në  shatrat Mabe, Piraj, Gjadër te NJA Dajç dhe Torovicë.

Sipas të dhënave nga strukturat e MC të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë  sasia e reshjeve të rëna  për 2 ditët e fundit ka qenë 212 mm.

Sa i takon gjithë qarkut të Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar.

Është një urë në fshatin Kepenek dhe një në fshatin Zogaj të Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë të cilat paraqesin problematika.

Nga bashkia Tropojë janë marrë masat për evakuimin e familjeve të rrezikuara.

Gjatë 24 orëve të fundit situata e reshjeve në bashkitë Fier, Patos e Mallakastër paraqitet me disa problematika.

Për shkak të motit të keq ka patur probleme në disa fshatra që mbulon kjo zona shperndarje dhe aktualisht më shumë se 1000 abonentë janë pa energji elektrike.

Në zonan e Roskovecit në fshatrat Suk 1 e Suk 2 ka pasur ndërprerje të energjisë elëktrike e cila është rinthyer në orët e para të mëngjësit.

Në  zonën e Levanit , Kafaraj , Qarr e Bishan enegjia ka munguar për disa orë ndërsa në Peshtan momentalisht janë 50 familje për shkak të dëmtimit të nje kabine elektrike, hyrja në të cilën është e veshtirë.

Lumenjte Vjosa e Seman janë në shtratin e tyre , hidrovoret punojne me kapacitet të plotë ndërsa dëme në tokat bujqësore nuk ka.

Në Lushnjë e Divjakë përgjatë natës ka patur mungese energjie në disa fshatra por grupet e punes përgjatë gjithë natës kanë qënë në terren dhe në orët e para të mëngjesit të gjitha difetktet janë riparuar.

Akset rrugore nacionale e rurale jane te gjitha te hapura në Elbasan. Kemi pasur prani inertesh ne sasi te vogel ne aksin rrugor Elbasan-Gjinar dhe Gramsh-Moglice te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu