DURRËS- Moti i keq këput litarët e tragetit që do nisej drejt Anconas. Trageti ‘Af Claudia’, i cili pritej të nisej drejt Ankones për shkak të kohës së keqe në Durrës ka pësuar një aksident dhe është përplasur me bankinën e portit.
Ka qenë edhe vetë Kapiteneria e Durrësit, ajo që e konfirmoi këputjen e litarëve nga era e fortë. E menjëherë pas ngjarjes, për të ndaluar dëmtimin e tragetit ka shkuar në ndihmë rimorkiatori i portit.
Në momentin e ngjarjes, fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë brenda në traget.