Moti i keq në vend/I ftohti polar në Fier e Berat, zonat malore mbulohen nga bora

0

Temperaturat e ulëta janë kthyer së bashku me muajin janar. Ulja e temperaturave do të vazhdojë edhe ditët në vjim kur priten të arrijnë nën 0.

Temperaturat në zonat malore pritet të arrijnë deri në -9 gradë C, ndërsa në Ultësirën Perëndimore dhe kryeqytet parashikohet të zbresin në 0 apo -1 gradë C.

Sinoptikania Lajda Porja tha se shkak për këtë ndryshim drastik të motit janë masat e ftohta polare të cilat do sjellin ulje temperaturash edhe në Shkodër, Fier e Berat, ndryshe nga vitet e kaluara u nuk kanë qënë prezente. Temperaturat më ulta do jenë ditën e enjte dhe e premte, ndërsa e diela do të sjellë një përmirësim gati të pandjeshëm. Porja sqaron se kjo situatë do jetë të paktën deri në mesin e javës tjetër.

Ajo bën të ditur gjithashtu se do bëjë kryesisht mot me diell por nuk do mungojnë vranësirat teksa karakteristike do jetë era e ftohtë nga veri-lindja dhe lagështira e lartë. Ajo siguron se nuk do ketë reshje, por dëborë të imët në zonat e thella malore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu