Motive PRONËSIE/ Me një plumb në kokë VRANË biznesmenin Eduart Reçi! Si u zbuluan dy vëllezërit?

0

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë, më 13 nëntor 2024, pranë shtëpisë së tij në rrugën “Gjeneral Nikols”, në kryeqytet.

Pas 11 ditësh hetimesh intensive, autoritetet kanë vënë në pranga dy vëllezërit, Florian dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit efektiv i policisë.

Hetimi u mbështet në eksperimentet hetimore dhe analizën e kamerave të sigurisë në zonën përreth vendit të ngjarjes, si dhe mbledhjen e provave të tjera që çuan në identifikimin e autorëve.

Dyshohet se vrasja ka lidhje me një konflikt pronësie mes viktimës dhe autorëve.

Për momentin, hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të krimit dhe lidhjet e mundshme të tij me aktivitetet e tjera të viktimës dhe autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu