Motivet e Migjenit vihen në skenë në Teatrin e Elbasanit

0

Realiteti që pa dhe dokumentoi Migjeni në vitet 20-30’ të shekullit të kaluar vjen si shfaqje teatrale 100 vite më pas. Shfaqja me titull “M’i gjeni këngët e rinis” është interpretuar në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan.

Në teatrin e Elbasanit është vënë në skenë  shfaqja “M’i gjeni këngët e rinis”, frymëzuar nga vepra e plotë e Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). Largimi i shqiptarëve nga atdheu ka qenë dhe vazhdon të jetë plagë për vendin. Dhe në këtë shfaqje kjo temë trajtohej me mprehtësi.
Personazhet sollën  përpara publikut histori të ndryshme. Studenti emigrant rikthehet në një shtëpi që tashmë i duket e huaj. Njerëzit që gjen në shtëpi janë po të njëjtët, por atij i duken më të largët se kurrë.
Historia e dytë është ajo e një 30-vjeçari që ndihet tashmë i plakur. Jeta për të ndryshon me ritme të shpejta dhe tashmë i duket sikur nuk ka më fuqi e mbështetje për asgjë.
Historia e fundit trajton se si të rinjtë gjithmonë e më tepër e ndjejnë se si ju humbet shpresa në vendin ku jetojnë. Një shfaqje që provokon emocion, kënaqësi, dhe të fut në mendime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu