Motivi pronësia, dalin fotot e dy të vrarëve në Korçë

0

Dalin fotot e dy të vrarëve në Korçë

Ilo Lluka qëlloi Emiliano Pinen dhe më pas vrau veten.

Policia deklaroi se kemi të bëjmë me një vrasje dhe më pas vetëvrasje.

Pista kryesore për të cilën po heton policia ka të bëjë me një problem pronësie.

Babai i Ilo Llukës bashkëjetonte me mamanë e Emiljano Pines. Babai i autorit ka dashur që shtepinë e tij do t’ia linte trashëgim Emiljano Pines, djalit të bashkëjetueses.

Ilo Lluka që jetonte në Greqi, ka ardhur në vendin e ngjarjes aty ku Pine ka qenë në lokal duke pirë kafe, të cilit i ka kërkuar për të dalë jashtë dhe në momentin që ka qenë në porta e lokalit e ka qëlluar katwr herë duke e lënë të plagosur rëndë e me pas ka qëlluar veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ilo Lluka


Emiliano Pine

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, Jorgo Prifti, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Emiljano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, tha policia e Korçës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu